Telefonat e lakueshëm, ma shpejt se që i kemi prite

Sipas Bloomberg, nji kompani kineze e quejtun “Moxie Group”, ka me lansue telefonin e parë të mençun me ekran që lakohet dhe rrotullohet.

Ky model i ri i telefonit pritet me dale në treg gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Pajisja asht e dizajnueme me u ba rrotull, sikur nji byzylyk dore në kyçe të dorës.

Kjo kompani pritet me shit rreth 100,000 njësi të pajisjes në vitin 2016.

Mbetet me u pa nëse kjo kompani ka me hap rrugën për telefonat e mençun me ekrane të lakueshme.