Telefoni i ri nga OnePlus vjen me nji ndryshim të madh

Qualcomm ka konfirmue që telefoni i ardhshëm nga OnePlus, që thuhet se asht OnePlus 3T, ka me qenë i pajisun me procesor Snapdragon 821 SoC.

Thashethemet e fundit sugjerojnë që përmirësimi i procesorit ka me qenë nji ndryshim kyç sa i përket hardwerit.

OnePlus 3T ka me mbajtë ekranin 5.5 inç, 6GB RAM, 64GB hapësinë për ruejtjen e të dhanave dhe baterinë 3000mAh.

Nji ndryshim tjetër përveç procesorit pritet me qenë kamera nga Sony IMX395 20 megapiksel me lens që ka hapje f/1.7. Sa i përket anës softwerike, telefoni i ardhshëm thuhet se ka me bartë platformën Nougat. Këto përmirësime kanë me ndikue dokshëm në çmimin e OnePlus 3T, i cili ka me kushtue 80 dollarë ma shumë se OnePlus 3.

Telefoni pritet me dalë me 14 Nandor.