Telefoni me Android që ban 14 mijë dollarë!

Kompania “Sirin Labs” ka hedhë në treg telefonin që thonë se ofron siguri të nivelit ushtarak dhe synon biznismenat, të cilët kanë sekrete për me i ruejtë.

Telefoni ka procesor Snapdragon 810 me 2 GHz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të mbrendshme, pesë antena me shpejtësi të naltë interneti, kamera 23.8 MP, asht veshë me likurë italiane dhe ka sensorë me sheja t’gishtave.

Këto parametra janë të mira, por çmimi 14.000 dollarë arsyetohet vetëm nga sistemi i naltë i sigurisë që mundësohet napërmjet nji teknologjie që, simbas kompanisë, asht i njajti që përdor ushtria amerikane.