Telefoni që asht shitë në 50 sekondat e para

Sipas raporteve, doket se smartphone ma i fundit i Xiaomi Mi Note 2 ka arritë me shitë grupin e parë mbrenda 50 sekondave.

Pajisja në fjalë asht nji kopje e saktë e Samsung Galaxy Note 7 në aspektin e dizajnit. Gjithashtu asht dhe pajisja e parë që Xiaomi ka lansue me nji ekran të lakuem nga të dyja anët.

Sa i përket karakteristikave, Xiaomi Mi Note 2 fuqizohet nga nji procesor MSM8996 Snapdragon 821, ka nji kamerë kryesore me vlerë 22.5 megapixel, ekran 5.7″ dhe nji bateri 4070mAh.