Telefoni që dojnë amerikanët, qe cili asht i pari

Gjatë muejit Mars të këtij viti, Indeksi i Pëlqimit të Konsumatorëve Amerikanë (ASCI), ka pyet 70 mijë konsumatorë për telefonat që ju pëlqejnë ma shumë, që nga “Apple”, “Samsung”, “Motorola”, LG, HTC e shumë të tjera.

Simbas këtij sondazhi, modele të ndryshme të “Samsung” dhe “Apple” kanë zanë 16 vendet e para, tue mbizotnue mbi të tjerët.

Nga sondazhi i ASCI’s, rezulton se në vend të parë doli “Samsung Galaxy Note 5”, i ndjekun nga “iPhone 6s Plus” në vend të dytë.

Në vend të tretë dhe të katërt ishte prap “Samsung” me “Galaxy S6 Edge+” dhe “Galaxy Note 4”, të ndjekun nga “iPhone 6s” në vend të pestë.