‘Tension në det’, anija iraniane kërcënon me armë helikopterin amerikan

Nji anije e vogël iraniane i ka drejtue armët helikopterit të marinës amerikane në Ngushticën e Hormuzit, thanë zyrtarët e Pentagonit. Incidenti, i cili ndodhi në ujnat ndërkombëtare, ka gjasa me i përkeqësue anmiqësitë e ndërsjellta mes dy vendeve.

Helikopteri po patrullonte nga ajri nji anije të ushtrisë amerikane, e cila u detyrue me ndryshue kursin mbas ‘ngacmimit’ nga anija iraniane, raporton Reuters.

Takimi u zhvillue në Ngushticën e Hormuzit, kur nji helikopter i marinës amerikane “MH-60” fluturoi pranë dy anijeve iraniane (me 0.8 kilometra distance), thanë zyrtarët e mbrojtjes amerikane.

Nji nga anijet, e cilat thuhet se i takon Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i drejtoi nji armë helikopterit amerikan.

“Nga standardet tona, sjellja asht provokuese dhe mundet me u pa si nji përshkallëzim i konfliktit,” thanë zyrtarët, tue shtue se ata e konsiderojnë akt “të pasigurtë dhe joprofesional”.