The Sun: Kjo mësuese la punën, që me ju përkushtue ma shumë lojës Pokemon Go!

Nji mësuese në Britani ka lanë punën mbasi donte me ju përkushtue 100% lojës së famshme Pokemon Go. Ajo asht 26 vjeçarja Sophia Pedraza, e cila ka planifikue të koleksionoj karakteret virtuale të lojës dhe mandej me i shitë ato në eBay.

Sophia fiton 2 mijë stërlina në muej tue dhanë mësime private për fëmitë në matematikë, anglisht dhe muzikë, por mbasi shkarkoi lojën Pokemon Go në telefon, ajo u fiksue mbas saj dhe gjanat që mundet me i ba nëse i përkushtohet asaj.

“Sapo e shkarkova, e kuptova se me të mundem me pare. Nëse arrini një nivel të mirë, ju mundeni me ua shitë dy personave në Ebay. Unë mësova se llogaritë shiteshin dhe kërkova në eBay ku pashë se nji llogari në nivelin e 20 mundet me u shitë për 1 mijë stërlina dhe niveli i 15’të arrinte nga 100-200£,” ka thanë ajo, shkruen The Sun.