Thehen faqet e mediave ma të mëdha botnore, por edhe faqet e VIP’ave të Hollywood! (foto)

Nji numër i llogarive në “Twitter”, që u përkasin emnave ma të mëdhaj të mediave botnore, janë hakue.

Të gjitha llogaritë e prekuna kanë postue reklama që çojnë në atë që duket të jenë website të bllokueme.

Sky News dhe revista e njohun New Yorker ishin të parët që u hakuen.

Mbas tyne vinë edhe faqet e kompanive gjigante PlayStation dhe Xbox.

Mirëpo, hackerat nuk i lanë anash as të famshmit e Hollywoodit si, Charlie Sheen dhe futbollistin e njohun argjentinas Lionel Messi.

Llogaritë e prekupa po shpërndarje mesazhe “si të fitojmë ma shumë ndjekës në Twitter”.

Llogaritë tjera të prekuna janë edhe faqja e Kryqit të Kuq, The Economist, The X Factor dhe Pony My Little.

 

1-twt

 

2-twet

 

3-twet

 

4-twet

 

5-twet

 

7-twet