Thehet kodi “Enigma”. Shumë shpejt kemi me pa robot me aftësi të njerëzve

Shkencëtarët kanë arrite me zbërthye ‘kodin Enigma’, që mundet me hap rrugën për me krijue robotë të pajisun me vizion njerëzor.

Kodi, që krahasohet me makinerinë sekrete të nazistëve për kodet, e quejtun ‘Enigma’, kallxon me detaje se si komunikojnë dy anët e trunit kur duhet me i përpunue imazhet vizuale.

Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi i ri ka me sjellë krijimin e robotëve me potencial për vizion human.

Deri sot, ajo çka dihej asht se dy pjesët e trunit komunikojnë, por nuk e dinin se çka transmetonin.

Zbulimi i ri krahasohet me kodin ‘Enigma’ i cilësuem si i pamundun për me u deshifrue, deri kur nji ekip shkencëtarësh i udhëhequn nga Alan Turing ia arritën kësaj.

Me anë të kësaj, shkencëtarë kane me mund me interpretue aktivitetin e trunit, tue studie se qysh ndryshon truni me kalimin e kohës apo nën ndikimin e sëmundjeve.

Philippe Schyns, profesor i psikologjisë në Universitetin e Glasgow’it, thotë: “Na e dinim se me Enigmën gjermanët komunikonin, por nuk e dinim se çka thonin. Na arritem përmes hulumtimit tonë me thye këtë kod, tue mbledhe informacion se çka i thonë njana-tjetrës dy pjesët e trunit”.

Profesor Schyns shton se,  “me anë të këtyne zbulimeve, tu’ e dijt qysh me i kodue dhe integrue këto mesazhe në pjesë të ndryshme të trunit, nji ditë na mundemi me iu dhane robotëve të njajtat aftësi si të njerëzve”. /Mirror/