Tjetër paralajmërim për përdoruesit e Viber. Kujdes nga ky numër

Përdoruesit e aplikacionit “Viber” janë tue u ankue se po marrin telefonata nga numri +266696687, numër ky pa emën-Anonim.

Fillimisht u besue se shifra +2 vjen nga thirrjet që bahen nga Australia, mirëpo, mos u mashtroni. Nëse ju lajmëroheni në këtë telefonatë, egziston mundësia që këta persona që e kanë krijue këtë numër, mund t’ua marrin të dhanat përmes Viberit, tue përfshi bisedat tueja me të afërmit, por edhe kontaktet që keni.

Aplikacioni “Viber” përdorët nga miliona njerëz çdo ditë në botë. Jo të gjithë kanë marrë nji telefonatë të tillë, por nëse ky numër ju telefonin juve, mos u alarmoni.  Alarmi për këtë asht publikue në Shaun.net, faqe kjo për teknologji.