T’ka ra telefoni n’ujë? Kjo asht zgjidhja!

Nëse telefoni të asht lagë, egzistojnë disa metoda që munden me ba me funksionue përsëri.

Fillimisht largoni atë nga uji sa ma shpejtë që mundeni, fshine me facoletë dhe mbas kësaj hapeni dhe hiqni kartën, baterinë dhe kartën e memories.

Mos u mundoni që atë ta thani me tharëse të flokëve, pasiqë kjo nuk ka me funksionue.

Asht mirë të keni pajisje, të cilat e thithin ujin, tue e rrotullue nga tana anët për 20 minuta. Por, nëse nuk keni, egziston edhe nji metodë tjetër, futja e telefonit në nji enë me oriz tue e lanë të qëndrojë 24 orë.

Mbas 24 orëve futeni në shtekerin e rrymës për me pa nëse telefoni juej punon ose jo.