Tre astronautë kthehen në Tokë mbas 172 ditësh

Nji austronaut amerikanë dhe dy konsmonautë rusë të anijes Soyuz, kanë përfundue misionin 172 ditorë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kanë zbrit me sukses në Kazakistan.

Komandanti i stacionit, Jeff Williams nga SHBA dhe inxhinerët e fluturimit Alexey Ovachinin dhe Oleg Skripocheka, ishin nis nga kapsula Soyuz orë ma parë, përpara se të mbërrinin në Zhezkazgan të Kazakistanit, n’orën 7:00 simbas kohës lokale.

“Sigurisht se do të më mungoj kjo pamje”, ka shkrue në Twitter William, në mbishkrimin e fotografisë së postueme ku shfaqet lindja e diellit jashtë planetit.

Willaim, 58 vjet, që u kthye në Tokë, gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndrue në hapësinë 534 ditë.

Kjo asht periudha ma e gjatë e kalueme në hapësinë nga ndonji astronaut amerikan, mbasi shumë kosmonautë rusë kanë qëndrue në hapësinë për nji kohë edhe ma të gjatë.