Tre shkencëtarë e fitojnë Nobelin për Kimi

Francezi Jean-Pierre Sauvage, britaniku J.Fraser Stoddart dhe holandezi Bernard Feringa e kanë fitue sot Nobelin në kimi për zhvillimin e kerreve të vogla molekulare.

Këta tre laureatë do ta ndajnë çmimin prej 930.000 dollarë për dizajn dhe sintezë të molekulave me lëvizje të kontrollueshme, të cilat mund të kryejnë detyra kur energjia shtohet, kështu ka thanë Akademia Mbretnore Suedeze e Shkencës.

Kjo akademi ka thanë se kerret molekulare me shumë mundësi do të përdoren për zhvillimin e materialeve të reja, zbuluesve dhe sistemeve për ruejtjen e energjisë.