Turing Phone, telefoni i andrrave

Ma parë asht raportue se ka fillue para-porositja e këtij telefoni me ar 24 karat dhe llogaritet si para-porosia ma e gjatë në histori, sepse ajo ka përfundue Korrikun e vitit të kaluem, ndërsa dërgesat i kanë pranue vetëm disa konsumatorë.

Simbas webfaqes kineze IT168, nji konsumator në Tajvan e ka pranue atë dhe nga foto që shohim ky telefon doket shumë mahnitës.

I quejtun Turing Phone, smartphoni në fjalë shumë luksoz, trupi i të cilit asht i përbamë nga metali ekskluziv likuid, Liquidmorphium, dhe në mesin e tij asht shtue edhe ari 24 karat.

Në anën e majtë të telefonit gjendet skaneri për gishta.

Turing Phone vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 820, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me sistemin operativ Sailfish OS 2.0 i cili asht kompatibil me aplikacionet Android. Mbasi që konsumatorët kanë pritë aq gjatë, atyne u ofrohet përditësim falas nga procesori Snapdragon 801 në 820, nga 16 GB ROM në 64 GB dhe nga 64 GB në 128 GB memorie të mbrendshme.