Twitter ka mbyllë 235 mijë llogari të terroristëve

Rrjeti social amerikan Twitter ka pezullue 235.000 llogari që promovonin terrorizmin gjatë 6 muejve të fundit, si nji përpjekje e vazhdueshme për me i mbajtë njerëzit larg nga përdorimi i rrjeteve sociale për shkaqe ekstreme.

“Bota ka dëshmue nji valë të matejshme vdekjepruse, sulmet e neveritshme terroriste anembanë globit. Na i dënojmë me forcë këto akte dhe mbetemi të angazhuem për të eliminue promovimin e dhunës ose terrorizmit në platformën tonë,” thuhej në deklaratën e Twitter, shkruen Ny Times.

Veprimi i fundit i Twitter e çon numrin e llogarive të pezullueme deri tash në 360.000.