“Twitter” po mbyllë profilet që bajnë hajgare me politikanë rusë

Shumë qytetarë rusë po kritikojnë masivisht rrjetin social “Twitter”. Bahet e ditun se rrjeti social ka mbyllë nji mori profilesh që bajnë hajgare me zyrtarë të politikës ruse.

Kjo ka ngjallë zemërimin e përdoruesve që akuzojnë “Twitter” se asht tue iu nënshtrue presionit të Kremlinit.

Në mesin e profileve të mbylluna asht edhe nji nga llogaritë ma të pëlqyeme nga kritikët e Moskës zyrtare, [email protected] Ky i fundit ka qenë nji profil mjaftë aktiv dhe asht tallë disa herë me presidentin rus Vladimir Putin.

Ende nuk janë të qarta arsyet dhe as koha e saktë e pezullimit të profileve në fjalë.