Twitter s’asht ma rrjet social, por aplikacion i lajmeve

twitter.png

Twitter nuk po e quen ma veten si “rrjet social”, atë e ka zavendësue me nji aplikacion të lajmeve.

Kompania nuk ka ba deklaratë publike pse e bani ndryshimin, shkruen Independent.

Por, ndër të tjera, kjo domethane se Twitter ma nuk ka me u radhite pranë programeve tjera ma të njoftuna të mediave sociale si Facebook dhe aplikacione të ngjashme.

Mbas këtij ndryshimi, Twitter mundet me qenë në gjendje me zhvendos fokusin mbi rolin e tij në mbledhjen e lajmeve dhe atyne “Breaking”.