U vendos sot, n’Instagram mundeni me postue video 1 minutëshe

Tashma asht vendos, mbas disa muejve keni mundësi që në rrjetin social Instagram me postue video 60 sekonda të gjatë. Lajmi u ba i ditun sot.

 

Para dy muejve, Instagram u dha mundësinë kompanive reklamuese me postue video 1 minutë.

 

“Na duem me sjellë argëtim, fleksibilitet, dhe mënyra të reja për me krijue dhe me pa video në Instagram”, thuhet në nji nga postimet e kompanisë.

 

Ata theksuen faktin se videot ma të gjata kane me u dhane mundësi përdoruesve me shikue ma shumë nga jeta e personazheve apo fushat që ata pëlqejnë.