Udhëton në metro dhe lexon postimet e printueme nga Facebook

Nji grue nga New York asht filmue teka lexonte diçka në metro. Deri këtu nuk ka asgja për me u habitë, por ajo nuk po lexonte ndonji roman apo libër tjetër.

Grueja amerikane kishte printue komente e postime nga rrjeti social Facebook. Alex Steinman ka qenë ai që ka publikue në “Twitter” foton e grues, dhe ai asht shprehë se gjatë tanë udhëtimit ajo lexonte 15 faqet që kishte nxjerrë nga Facebook.