Ura ma e pazakontë e botës ndodhet në Holandë, gjenialiteti njerëzor në këtë urë të len pa frymë!

Gjenialiteti njerëzor në këtë urë të ndërtueme në Holandë të len pa frymë. Në 2002 bota mundi të admironte urën e ujit Veluwemeer, nji kryevepër e inxhinierëve ma të mirë, që lidh Holandën me Flevoland, nji ishull artificial.

Në atë kohë u diskutuen shumë ide, tue përfshi nji tunel nënujor dhe nji urë të zakonshme. Por, këto projekte ishin shumë të kushtueshme dhe kishin me marrë shumë kohë. Ideja ishte që të lejohej njilloj qarkullimi tokësor dhe ujor, i automjeteve dhe trageteve, pa krijue pengesa në asnji prej tyne.

Ma në fund u mor vendimi ma i pabesueshëm; nji urë uji. Sigurisht që nuk u lanë në harresë as kambësorët, mbasi ura tokësore asht e pajisun edhe me trotuare. Sot ma shumë se 28 mijë kerre udhëtojnë në këtë urë dhe anijet kalojnë të qeta përmes ujit mbi të.