Vazhdon debati për përgjimin e telefonave mes Apple dhe FBI

Gjiganti i teknologjisë Apple e ka akuzuar Qeverinë amerikane për shpifje dhe akuza të pa pabaza në lidhje me mosmarrëveshjet për akcesin që FBI kërkon në telefonin Iphone.
Reagimi vjen mbasi Departamenti amerikan i Drejtësisë kërkoi rinovimin e kërkesës, me qëllim hetimin e autorit të ngjarjes në Benardino Rizwan Farook.

Apple ka apelue vendimin e gjykatës për zhbllokimin e të dhanave në iPhone, derisa departamenti i drejtësisë thotë se Apple ka ndihmue Qeverinë e Kinës për me hy në ma shumë se 4 mijë iPhone, tue shtue se argumentet e kompanisë janë nji retorikë e rreme.

Përplasjet mes Qeverisë dhe korporatës së njohun nisën muejin e kaluem kur FBI nëpërmjet nji urdhni të lëshuem nga gjykata, i kërkoi Apple me krijue nji software të ri në mënyrë që të bahej i mundun zhbllokimi i kodeve dhe byroja federale të kishte akces në iPhone’n e Rizwan Faruk.

Apple e kundërshtoi këtë urdhën tue theksue se nji program i tillë mundet me sjellë abuzimin e Qeverisë , por edhe mundej me u shfrytëzue nga kriminelët.

Me 2 Dhetor Rizwan Faruk dhe grueja e tij Tashfeen Malik të frymëzuem nga portalet ekstremiste islamike qëlluen për vdekje 14 persona, përpara se të vriteshin nga policia.

Byroja federale kërkon me pasë akces në telefonin e Faruk me qëllim zbulimin e lidhjeve të tij me militantët ekstremistë.