Versioni ma i ri nga LaFerrari

Raportohet se kompania Ferrari, mbamë në nji ngjarje private e ka prezantue versionin Spider të modelit LaFerrari, pa emën të konfirmuem.

Publiku i gjanë, me LaFerrari Spider ka me u njoftue rreth Qershorit të këtij viti, në ngjarjen “Ferrari Cavalcade 2016”, raporton Worldcarfans.
Kompania Ferrari planifikon që këtë model me prodhue në seri të limitueme prej 150 deri 200 njësi.

Ajo çka e bane interesante këtë ngjarje asht se pothuajse krjet veturat janë të para-shituna.

LaFerrari Spider pritet që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra me arritë për ma pak se 3 sekonda, ndërsa atë maksimale ma shumë se 350 km/h.