Video: A e keni pa najher aeroplanin luftarak ma të rrezikshëm amerikan!

Aeroplani B-2 Spirit i kompanisë Northrop Grumman i njohun ndryshe si bombarduesi Stealth, asht nji aeroplan amerikan bombardues që shfrytëzohet për luftime strategjike dhe që posedon teknologji të kamuflimit (nuk kapet nga radarët), që fillimisht ishte projektue për me depërtue në hapësinën ajrore të sovjetikëve gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky aeroplan mundet me transportue deri në 80 bomba të zakonshme apo 16 bomba bërthamore të tipit B83, dhe me fluturue mbi 10 mijë kilometra pa pasë nevojë të furnizohet me karburant.

Mbi 20 aeroplanë të tillë vazhdojnë me u shfrytëzue për operacione ushtarake nga Forcat Ajrore amerikane, dhe kanë me qenë të disponueshëm për përdorim deri më 2058.
Videoja e publikueme së fundmi nga kompania Northrop Grumman, asht tejet e rrallë ku kjo fluturake mund të shihet në ajër dhe n’aksione të ndryshme.