Video: E mahnitshme, tableti që kopjon shkrimin e dorës

Edhe tregu i tabletëve asht ba i ashpër për kompanitë, të cilat punojnë gjithnji e ma shumë për të nxjerrë produkte se ma inovative, të thjeshta dhe tërheqëse për klientët potencialë.

E, mes kompanive që kërkon me nxanë vendin e saj mes Apple dhe Samsung që dominojnë edhe këtë treg, asht ajo kineze Lenovo. Kjo kompani ka prezentue së fundi Lenovo Yoga Book, që mund të shendrrohet në nji laptop, apo ma mirë me thanë, të kopjojë nga ju çdo gja që shkrueni në nji fletore të thjeshtë.

Ndryshe nga shumica e tabletëve tradicionalë, Lenovo Yoka Book ka nji pajisje ekstra që lidhet me ekranin dhe shendrrohet në tastierë, apo fushë vizatimi e pikturimi për përdoruesin.

Veç kësaj, nëse merret nji copë letër e zakonshme dhe nji laps, vendoset mbi këtë pjesë dhe shkruhet me laps, tableti asht në gjendje që të kopjojë gjithçka që ju shkrueni në letër dhe ta regjistrojë në memorien e vet.