Video: E qet iPhone 7 nga 830 m naltësi, kqyreni çka ndodhi

Mbas disa muejsh pritje, iPhone 7 dhe 7 plus dolën ma në fund në treg në fillim të Shtatorit.

Derisa shumë njerëz pritnin me padurim të mbanin në duer telefonat e ri të papërshkueshëm nga uji, dikush kishte nji tjetër ide në mendje.

Nji bloger i videove në YouTube ka hedhë nga Burj Khalifa, qiellgërvishtësja ma e naltë në Dubai, nji iPhone 7 Plus të blemë për 719 paund. Dhe ashtu siç pritej, telefoni nuk ka mbijetue.

Video e Tech Rax kallxon momentin e hedhjes së Iphone 7 Plus nga 830 metra naltësi.

Mbasi e hodhi, përmes aplikacionit “Find my Iphone” ai u përpoq të gjende vendndodhjen e tij por i doli offline, mbasi me siguri përplasja e fortë e ka shkatërrue atë.