Video e rrallë: Shkencëtarët shkrijnë qenin e ngrimë para 12 mijë vjete

Kjo video e rrallë tregon momentin kur shkencëtarët shkrijnë nji qenush të ngrimë në Siberi këtu e 12.400 vjet ma heret.
Qenushi i ka ende dhambët e tij dhe mendohet se trunin e ka të paprekun.
Ekspertët po shqyrtojnë a asht kafshë e zbutun apo jo.
Ndërkohë shkencëtari nga Koreja e Jugut, Hwang Woo-suk, i njohun në fushën e klonimit, ka marrë mostra për me kthye në jetë këtë specie të rrallë.
Eksperti rus, dr. Pavel Nikolsky tha se trupi i qenit asht i ruejtun shume mirë.
Ai tha se e randësishme asht që trunin e ka të paprekun.
Ata shpresojnë me gjete edhe ndonji bakterie apo parazit të lashtë në trupin e tij.