Video: Gjenden “prova të reja” për egzistencën e nji qytetnimi të lashtë në Mars

Kanali paranormal i Youtube “Mister Enigma”, që heton anomalitë e lidhuna me Marsin, pretendon se ka gjetë provat që në Planetin e Kuq ka egzistue nji qytetnim i lashtë, raporton britanikja “Express”. Në videon e publikueme pohohet se nji imazh i publikuem nga NASA javën e kalueme kallxon rrënojat e nji qyteti të rrethuem me mure.

Gjurmuesi i alienove Scott C. Waring, thotë se ky asht nji “zbulim i randësishëm”. Eksperti shpjegon se teoria simbas se ciles në të kaluemen ka pasë nji qytet në Mars, konfirmohet nga këto rrënoja.

Simbas tij, rrënojat janë në nji vend të naltë, ashtu si disa qytete të lashta në Tokë, për shkak se ky pozicion kishte avantazhe, si për shembull nji nivel ma i naltë sigurie në rast sulmi, pamje ma të mirë dhe mbrojtje nga përmbytjet.

Kjo nuk asht hera e parë që fansat e ngjarjeve paranormale pretendojnë se kanë gjetë nji dëshmi për egzistencën e nji qytetnimi të lashtë në Mars.