Video: Google nxjerr aplikacionin e ri të telefonatës me video për me ja kalue FaceTime, Skype dhe Messenger

Google ka nxjerr aplikacionin e ri të telefonatës me video të quejtun Duo, njoftoi BBC.

Ky aplikacion asht kundërpërgjigja e Google për aplikacionet e tjera të këtij lloji, përfshi FaceTime, Skype dhe Facebook Messenger.

Nuk asht se ndryshon aq nga shërbimet e tjera të të folunit me video,  vetëm se ky aplikacion i jep përdoruesit nji paraqitje të shkurtë se kush e ka telefonue, tue i ndihmue njerëzit të vendosin nëse duen të përgjigjen apo jo.

Aplikacioni i ri në fillim u nxorr në Maj, shërbim falas për telefonat që përdorin sistemin Android të Google si dhe për Iphone të Apple. Telefonatat janë të kodueme dhe rezolucioni i videos ndryshon në mvarësi të shpejtësisë së internetit tuej.

Ashtu si FaceTime në iOS, aplikacioni Duo kërkon numrin e telefonit të personit për lidhjen.