Video: Kqyreni kush asht ma rezistent ndaj ujit, iPhone 7 apo Samsung Galaxy S7

iPhone 7 vlerësohet me standarting IP67 dhe Samsung me IP68, përsa i përket rezistencës ndaj ujit. Pikërisht për të verifikue këtë kualitet, të dy produktet janë zhytë në thellësi të njajta dhe për nji kohë të caktueme.

Testi i parë asht ba tue i zhytë ato në thellësinë 3 metra për 5 minuta dhe rezultati ka qënë i kënaqshëm për të dy produktet, të cilët kanë vazhdue të funksionojnë si ma parë.

Mandej ato janë zhytë në thellësinë nga 6 deri në 9 metra për 5 minuta të tjerë. Në këtë pikë Samsung S7 ka nisë të ristartohet automatikisht, ndërsa iPhone 7 asht nxjerrë me funksionin e Asistentit Siri, të aktivizuem.

Testi i fundit i bamë ka qenë zhytja në thellësinë prej rreth 11 metra për 5 minuta. Ky test ka rezultue fatal për Samsung S7, i cili asht nxjerrë i shkymt nga thellësia, ndërsa iPhone 7 asht nxjerrë funksional, por gjithmonë me Asistentin Siri të aktivizuem. Gjitashtu, iPhone 7 ka shfaqë probleme me sensorin Touch ID dhe nji flluskë në ekran, por ditën e nesërme këto probleme nuk ishin ma prezent.