Video: Kqyreni qysh prodhohet Audi Q5

Javën e kalueme filloi prodhimi i modelit të ri të Audi Q5 në fabrikën e Volkswagen në Meksiko.

Kjo fabrikë ka kapacitet prodhimi prej 150,000 kerresh mbrenda nji viti. Inxhinieria moderne, robotët dhe teknikët e specializuem janë karakteristikë e kësaj fabrike moderne, e cila prodhon këtë SUV.

Shumica e kerrit, përfshi saldimet, platforma MLB Evo dhe ngjyrosja janë procese të automatizueme, të cilat kryhen nga robotët. Teknikët kryejnë montimin e kerrit, në veçanti në lidhjen e trupit me sasinë e kerrit. Gjithashtu, detajet e vogla apo ndonji korrigjim gabimi i bamë nga robotët përmirësohet nga teknikët.