Video: Kqyrni pamjet spektakolare, NASA nis sondën hapsinore, qe toka e parë nga nalt!

Nji nisje spektakolare e nji sonde hapsinore erdhi nga agjencia ma e madhe hapsinore para pak orësh.

NASA ka nisë drejt hapsinës nji sondë për të studiue asteroidin Bennu dhe për të mbledhë kampione nga ky trup qiellor.

Shkencëtarët shpresojnë se misioni jo vetëm që ka me hedhë dritë mbi nji skaj të largët të universit tonë, por gjithashtu të shmangë ndonji përplasje të mundshme me Tokën në shekullin 22.