Video: Ky robot ka me luftue kundër ISIS

Luftarët e ISIS kanë me u përballë edhe me nji robot të armatosun.

“Baghdad Post” thotë se dy vllazën anonimë nga Iraku kanë realizue nji robot të madh sa nji makinë, të telekomandueshëm nga rreth 1 km larg, dhe të armatosun me mitralozë të randë dhe predha “Katjusha”.

Forcat Irakiane të Sigurisë kanë me përdorë këtë robot në përpjekjet për me rimarrë qytetin e Mosulit.