Video: Lind Facebook Marketplace, platforma e re për me shitë dhe ble sende

Mbrenda aplikacionit Facebook ka me u integrue së shpejti Marketplace, nji shërbim i ri i platformës që ka me lejue shitjen dhe blemjen e sendeve të ndryshme. Facebook përdoret gjithmonë e ma shpesh për shit-blemje, dhe pikërisht për këtë, kompania ka vendosë të krijojë nji shërbim veç për këtë.

Facebook Marketplace lejon kqyrjen e tana objekteve në shitje në rrjetin social, tue i dhanë mundësinë përdoruesve të bajnë kërkime dhe të gjejnë objekte në shitje pranë tyne. Falë integrimit me Messenger, shitësi dhe blemësi mund të komunikojnë direkt për të organizue shit-blemjen në mënyrë të sigurtë, tue qenë se profili Facebook i dy subjekteve mund të konsultohet në çdo moment.