Video ‘live’ edhe në Instagram?

Risisë së Facebook, për formën e re të të transmetuemit në rrjetin social në kohë reale mesa doket ka me ju bashkue edhe Instagram.

Siç asht raportue nga websajtet Ruse (tjurnal.ru), doket se Instagram asht tue testue nji risi të re, e cila përfshin video live.

Videot live priten me u shfaqë në të njajtën mënyrë si dhe historitë e Instagram, të cilën aplikacioni e mundësoi para pak kohësh e frymëzueme nga snapchat.