Video loja “Just Dance 2017” ka nji befasi për krejt fansat e Era Istrefit

“Just Dance” asht nji video lojë shumë e pëlqyeme në botë dhe mundet me u luejt në pajisje si Playstation, Xbox apo Nintendo Wii.

Kjo lojë për çdo vit, ban pjesë të saj kangët ma të bukura të vitit dhe mandej krejt lojtarët kanë mundësi që me i mësue lëvizjet në kcim prej nji trajneri digjital për çdo kangë.

Por, çka ka lidhje e tana kjo me Era Istrefin? “Ubisoft” që asht edhe kompania, e cila ka realizue këtë video lojë, ka kallxue se pjesë e versionit të lojës për vitin 2017 ka me qenë edhe kanga Bon Bon e Era Istrefit.

Paraprakisht koreografia e lojës ka dalë në kanalin zyrtar të lojës në Youtube dhe gjithashtu në sitin e “Ubisoft” asht konfirmue zyrtarisht pjesëmarrja e kangëtares kosovare në këtë lojë.