Video: Ndryshimet e fundit të Facebook, mahnitëse

Snapchati ka filtra të ndryshëm që hapen sapo ta hapni kamerën, dhe tash Facebook asht tue provue të njajtën gja me fillimin e Lojnave Olimpike në Brazil.

Në vend të tekstit “Çka po bani?” në përditësimin e statusit, përdoruesit tash kanë me pa nji dritare të kamerës së hapun, tue realizue premtimin e Mark Zuckerberg për me i vendosë videot në zemrën e gjitha aplikacioneve të Facebook.

Veçoria e re përmban integrimin e parë zyrtarë të blemjes së fundit të Facebook-MSQRD, apo filterët e animuem, të cilët janë të ngjashëm me ata të Snapchat.