Video: Njihuni me ngarkuesin ma të madh në botë

“Letouerneau L-2350” i prodhuem nga kompania “LeTourneau Inc” asht ngarkues gjigant që, simbas librit të rekordeve botnore “Guinnes”, mban rekordin e ngarkuesit ma të madh në botë.

“The Le Tourneau Inc.” e ka prodhue këtë super-ngarkues për industrinë e minierave – ku po ashtu përdoren dhe kamionët gjigantë, që munden me transportue 400 tonë peshë përnjiherë.

Kjo makinë gjigante ka motor 16 cilindërsh (60 ose 65 L) me 2,300 kuaj fuqi. Vetëm mekanizmi ngarkues i kësaj bishe me rrota – kova (40,52 m3), peshon 72 tonë, ndërsa pesha totale operacionale e “Letouerneau L-2350” asht 258 tonë.

Ky ngarkues po ashtu ka gomat (rrotat) ma të mëdha në botë 70/70-57 SRG DT (diametri 4 m dhe gjerësia 1.78 m), ndërsa çmimi i tij asht hiç ma pak se 1.5 milionë dollarë.

Rezervuari i këtij gjiganti nxen 3974 litra naftë, ndërsa ai përdorë 1230 litra vaj për punën hidraulike.