Video: Nokia e re Android

Microsoft bani të ditun kohët e fundit se ja ka dhanë biznisin e vjetër të telefonave të Nokias Foxconn’it dhe nji kompanie finlandeze të quejtun HMD Global Oy.

Asht ba e ditun se HMD asht tue kërkue të drejtat për të përdorë emnin e Nokias në telefona dhe tableta për dhetë vitet e ardhshme.

Kjo don me thanë se, na shumë shpejtë kemi me i pa telfonat e prodhuem nga Nokia, të cilët veprojnë me Android.

HMD ka në plan që me investue 500 milionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për me i zhvillue dhe reklamue produktet e reja.