Video: Ora që ju çon me erën e kafes, jo me zile

Në vend të tingujve të bezdisshëm të zileve, tash egziston Sensorwake, nji orë me zile që lëshon aroma të ndryshme në ajër për t’ju çue pak nga pak.

Shpikësi francez, i cili thotë se i urren mëngjeset, ndërtoi prototipin në garazhin e tij disa vjet ma parë.

“Na përdorim rruza polimeri në kapsullën me aroma, dhe kur kalon ajri, i përhap ato, sepse kalon nëpër kapsulla, dhe mandej aromat arrijnë në shtratin e njerëzve”, thotë Guillaume Rolland.

Aroma si, kafe ekspres dhe karamele mente zgjasin rreth 15 minuta.