Video: Pokemon Go ban mrekullinë, djali del nga ”izolimi” mbas 5 vjetësh

Pokemon Go’’ asht nji nga lojnat ma të preferueme dhe të komentueme të momentit. Jo të pakta kanë qenë rastet kur pasojat e tij kanë qenë të randa tue shkaktue edhe vdekjen e përdoruesve, por përveç rolit argëtues dhe efekteve anësore negative ka edhe efekt pozitiv.

17-vjeçari Adam vuen nga autizmi dhe për 5 vjetë ka preferue që me qëndrue i mbyllun në shtëpi, por tashma ai ka zbulue ‘’Pokemon Go’’ që e ka ndihmue t’i rikthehet jetës dhe natyrës, nga e cila ishte izolue prej kohësh.