Video: Rreziku rus, qysh funksionon sistemi mbrojtës antiraketë i NATO’s!

Ditët e fundit Moska zyrtare ka rritë tensionet me perëndimin, aq sa mediat paralajmëruen përshkallëzimin e konfliktit drejt nji lufte të mundshme. Kur kanë kalue 25 vjet nga fundi i luftës së ftoftë (lufta e ftoftë zgjati përafërsisht 45 vite, 1945-1990), tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen dhe shkak së fundi asht ba lufta në Siri, ku Moska vazhdon me i bombardue forcat opozitare, mes tyne edhe civilët.

Por, sa rrezikohet nji konflikt i ri Rusi vs. SHBA-BE?
Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u krijue me qëllim që të sfidonte Traktatin e Varshavës. Ky i fundit nuk egziston ma, ndërsa NATO vazhdon të zgjanohet tue numërue përkohësisht 28 vende anëtare. Për m’i ba ballë rrezikut rus, NATO ka ndërtue sisteme sigurie ajrore në Europë dhe SHBA.

Qysh funksionon sistemi antiraketë?
Rusia ka me pasë të vështirë me sulmue SHBA’të nga ajri, për nji arsye të thjeshtë, sistemi antiraketë. Siç doket edhe në video, sistemi antiraketë asht i ndërthurun mes mbrojtjes ajrore dhe asaj tokësore. Sateliti me sensorë nalt në qiell, monitoron hapsinën ajrore dhe informacionin e mbledhun nga receptorët mbi hedhjen e nji objekti të rrezikshëm në ajër, ia përcjell bazës së NATO’s. Përmes radarëve bahet i mundun identifikimi i rrezikut që vjen nga ajri, i cili gjithashtu i përcillet bazës së NATO’s. I tanë informacioni i mbledhun mbi këtë rrezik, i përçohet komandës së NATO’s. Kjo e fundit urdhnon bazën antiraketë që me goditë objektin n’ajër (raketën balistike). Krejt ky proces kryhet në ma pak se nji minutë. Nëse kërcënimi asht evident, komandës së NATO’s nuk i duhet ma shumë se nji minutë kohë për të reague, pra për 60 sekonda raketa armike shpërthehet n’ajër.

Sistem antiraketë në Rumani dhe rajonin baltik
Ndërkohë, në Maj të këtij viti, NATO ra dakord për ndërtimin e nji stacioni tokësor të mbrojtjes antiraketë në Rumani. Stacioni në fjalë asht pjesë e mburojës ma të madhe europiane. Kjo mburojë ka me shërbye për të mbrojtë vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut nga raketat me rreze të mesme e të shkurtë veprimi.