Video: Shkencëtari i njohun botnor vërteton egzistencën e Zotit

Michio Kaku asht i njohun për kontributin e tij intensiv në shkencë, nji nga shkencëtarët ma të njohun dhe të respektuem, ai asht nji fizikant teorik i angazhuem për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi nji formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklarue se ka gjetë provën për egzistencën e nji force që ‘drejton gjithçka’.

Ky pohim natyrisht që ka krijue trazina në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti tue përdorë teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritë në përfundimin se na jetojmë simbas nji lloj ‘Matrix’i’’:

‘Kam arritë në konkluzionin që gjendemi në nji botë të krijueme nga nji inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojnat e preferueme, sigurisht ma komplekse dhe e paimagjinueshme’’, thotë ai, shkruen Scienceworldreport.

‘Më besoni, gjithçka që deri sot e kemi quejt rastësi, s’ka me pasë ma asnji kuptim, për mue asht ma se e qartë që na drejtohemi simbas disa rregullave të krijueme dhe jo të përcaktueme simbas mundësive universale, Zoti asht nji matematikant i madh’’ deklaroi Kaku.