Video: Si në filmin “Transformers”, inxhinierët shëndrrojnë BMW në robot

Nji grup inxhinierësh nga Turqia, kanë arritë që ta shëndrrojnë nji kerr në robot.

Me shtypjen e nji butoni të vetëm, kerri i markës BMW shëndrrohet në nji robot me duer, kambë dhe krye, sikurse në filmin fantastiko-shkencor “Transformers”.

Grupi prej 12 inxhinierëve e kanë ndërtue këtë model dhe e kanë emnue Anatimon. Edhe pse ky prototip aktualisht nuk ka ndonji çmim, prodhuesit pretendojnë se planifikojnë të ndërtojnë edhe disa njësi, të cilat kanë me i shitë.

Ky ‘transformers’ aktualisht nuk mund të ecë, por inxhinierët besojnë që edhe këtë gja kanë me funksionalizue, por ky përmirësim shtesë ka me pasë nji kosto ma të naltë.