Video: Snapchat prezenton syzet e veçanta “Spectacles”

Emni Snapchat asht zhdukë. Kjo mbasi kompania të Premten në nji artikull në Wall Street Journal ka ba të ditun se ka me ndërrue atë në Snap Inc.

“Ky emën i përshtatet ma shumë kompanisë, mbasi tash ai asht ma shumë se aplikacion social”, tha drejtori Evan Spiegel për WSJ.

Snapchat tani asht tue hy në nji territor të ri: syze të mençuna. Syzet të quejtuna Spectacles, kanë me u shitë për 129 dollarë, por tash për tash janë në numër shumë të kufizuem.

Simbas WSJ, Snapchat Spectacles regjistrojnë video 10 sekondëshe në kand 115 shkallë, që e banë atë ma të afërt për syrin e njeriut, në vend të kamerave tradicionale.

Syzet regjistrojnë video në formë rrethore, në vend të formës së zakonshme drejtkëndëshe, dhe mandej me Wireles mund te transferohen në telefon, e kështu për ta shpërnda atë edhe në Snapchat.