Video tmerruese: Avioni ban ulje të detyrueshme në Pragë, kqyreni qysh lekundet nga ernat

Nji video tmerruese të nji avioni Boeing, i cili u detyrue me u ulë, u filmue në Pragë derisa avioni “luftoi” kundër disa ernave të forta.

Radko Nasinec filmoi momentin e avionit Boeing 737 që shmangu nji përplasje të mundshme me pistën e uljes.

Video, e cila u filmue në Aeroportin Vaclav Havel në Pragë të Çekisë, kallxon avionin që lekundet sa para dhe mbrapa nga ernat e forta.