Vjen edhe Samsung me ekran rrotullues

Samsung ka gati prototipin e parë të telefonit inteligjent me ekran të rrotullueshëm nga tana anët.

Ky telefon pritet të hidhet në treg vitin e ardhshëm.

Bahet fjalë për nji telefon me nji ekran Oled 5.7 polësh dhe rezolucion 1920×1080 piksel.
Ekrani mund të rrotullohet rreth vetes deri në momentin që krijon nji cilindër prej 10 milimetrash.

Samsung asht ende tue studiue tregun.

Këtij studimi do t’i sherbejë edhe paraqitja në “start-up” kinez, “Moxi” në fund të këtij viti të nji prototipi me parametra bazë dhe pa ngjyra.

Ky telefon mund të quhet Galaxy X.