Volkswagen ka gati nji kerr t’andrrave

Volkswagen ka lëshue imazhet e para të kerrit elektrik, i cili ka me u futë shumë shpejt në prodhim.

Kerri ende i paemnuem asht pjesë e planit të ri të Volkswagen, kompani kjo që mendon të lëshojë jo ma pak se 30 kerre elektrike deri më 2025.

Kompania pritet që me ba debutimin e parë të kerrit elektrik gjatë ngjarjes së kerreve në Paris, në fund të muejit.

Fotografitë e lëshueme nga VW nuk e shfaqin kerrin të plotë, tue i lanë klientët kurreshtarë.