WhatsApp kunder FBI. S’un na pergjoni!

whatsapp-new1

WhatsApp enkripton mesazhet e dërgueme në aplikacion nga të gjithë përdoruesit (numri i të cilëve ka arrite në ma shumë se 1 miliard).

Aplikacioni në pronësi të Facebook asht sot rrjeti i dytë social ma popullor, mbas Facebookut, i cili ka rreth 1.5 miliardë përdorues.
Kodimi end-to-end asht shfaq për herë të parë te pajisjet Android në vitin 2014, por sot ofrohet te tana platformat (iOS, Android, Windows, S60, S40 dhe BlackBerry OS).

WhatsApp i enkripton mesazhet, telefonatat, fotot, dhe videot. Përveç kësaj, WhatsApp nuk i ruen mesazhet në serverat e saj kur e çoni SMS’in.

“Ideja asht e thjeshte: Askush ma nuk mundet me nderhy ne komunikimin mes dy personave ose personave ne grup, as cyberkriminalet, as hackerat, as regjimet autoritare, as na vete”, thone ne WhatsApp.

Kjo asht hera e pare qe miliarda njerez kane mundesi me shfrytezue enkriptimin ne komunikimin e tyne, fale WhatsApp.