WhatsApp sjell ndryshimin e madh

WhatsApp asht nji nga aplikacionet ma popullore në planet për komunikim, dhe si rrjedhojë, ndryshimi edhe ma i vogël përban lajm.

Por, ky nuk asht nji ndryshim i vogël. Përkundrazi, asht shumë i randësishëm. WhatsApp po lanson komunikimin me video në aplikacionin Android, por jo të gjithë kanë me pasë këtë mundësi me provue menjiherë.

Kjo veçori madhore ka me qenë e disponueshme në versionet beta të aplikacionit e përsëri duhet me pritë, sepse edhe marrësi i video thirrjes duhet me pasë versionin ma të fundit beta.