WhatsApp vjen edhe me nji ndryshim, por kend e ka kopjue?

whatsapp-new1

WhatsApp vazhdon me përditësimet e tij tue huazue mjaft nga Snapchat.

Versioni i ri, i vlefshëm përmes përditësimet në ‘store’asht vetëm lëvizja e fundit e Facebook për të kopjue disa nga rivalët e tij, shkruen “The Independent”.

Këto përditësime përfshijnë redaktim dhe shkrim në foto. Gjithashtu, ka mënyra të reja për me ba foto.

Aplikacioni tashma ka me pasë edhe blicin për kameran e përparme, kështu që njerëzit kanë me pasë mundësi të bajnë foto të mira dhe me ndriçim të dobët. Ai ka me ndriçue ekranin si nji formë blici.

Kjo metodë funksion edhe në disa iPhone apo Microsoft Mobile. Edhe kamera ka fitue të tjera karakteristika si për shembull, aftësia për të zmadhue apo zvogëlue me nji ‘slide up’.